RRETH KLUBIT

HISTORIKU I THEMELIMIT TË KF FERONIKELIT

KF. Feronikeli u themelua në vitin 1974, fillimisht me emrin “Nikeli”.
Gjatë pranverës dhe verës së vitit 1974, u zhvillua një aktivitet i dendur në të gjitha aspektet, me qëllim të formimit të klubit të futbollit, regjistrimin e tij dhe inkuadrimin në Ligën ndërkomunale të Futbollit, që atë botë njihej me emrin “Liga e Qarkut të Prishtinës”.
Në krye të këtij aktiviteti qëndronte arsimtari i Edukatës Fizike, Hashim Mala.
Më 8 prill të vitit 1974, në sallën e Kuvendit Komunal, në Gllogoc, tash Drenas, u mbajt Kuvendi Themelues i Klubit të Futbollit. Në këtë kuvend u themelua klubi, i cili u emërtua me emrin “NIKELI”, me seli në Gllogoc. Pastaj, u zgjodh kryesia e klubit – Kryesia, e përbërë prej 11-të anëtarësh, me kryetar, Tahir Ajazi dhe nënkryetar, Murtes Zogu. Sekretar i klubit u zgjodh Jusuf Dobra,
ndërsa arkëtar u caktua Habib Kukiqi. Ndërkaq, anëtarë të tjerë të Kryesisë u zgjodhën: Nazif Sejda, Ismail Bajraktari, Fetah Elshani, Rade Jevremoviqi, Remzi Heta, Mehdi Bardhi dhe Sylejman Kastrati. Kjo kryesi për teknik të klubit zgjodhi Mehdi Bardhin, ndërsa trajner Hashim Malën.
Nga ky vit, të gjitha vitet pasuese janë histori dhe sukses në vete për klubin KF.
Feronikeli.

SEKTORËT E  KLUBIT

KF FERONIKELI – EKIPI I FEMRAVE
KF Feronikeli e ka klubin e femrave, në të cilin po rekrutohen vajza të reja dhe të pasionuara pas futbollit.
STADIUMI
KF Feronikeli ndeshjet si nikoçir i zhvillon në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.<br /> Ky stadium është ndër më të mirë që janë ndërtuar deri më tani në Kosovë.
AKADEMIA E KLUBIT
KF Feronikeli ka Shkollën/Akademinë e Futbollit, ku ushtrohen e marrin mësim të gjitha grupmoshat, deri në fazën finale, atë U21.