Përkundër zërave që po qarkullojnë nëpër mediat lokale dhe ato të huaja, FC Feronikeli konfirmon që kryetrajneri, Agim Sopi do të vazhdojë të mbetet në klub dhe do ta respektojë kontratën që ka me klubin tanë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Këshilltari i Presidentit të klubit, Albert Bunjaku, i cili ka thënë që Sopi është shumë i përkushtuar dhe i lumtur në projektin që ka FC Feronikelit.

Gjithashtu, FC Feronikeli është tejet i interesuar që ta mbajë në radhët e veta një trajner si Agim Sopi, prandaj nuk ka arsye për shkëputje të bashkëpunimit.

“Interesimi për trajnerin, Agim Sopi, ka qenë edhe më herët nga klubet elite të Suedisë, tani së fundmi po flasim për Mjällby. Klubi i FC Feronikelit është shumë krenar që ka në radhët e veta një trajner me eksperiencë në Kampionatin Evropian me Maqedoninë U21 dhe në elitën e Suedisë gjithashtu”

“Mund ta konfirmoj që Sopi është i përkushtuar totalisht në projektin e FC Feronikelit dhe për të paktën dy vite të tjera do të jetë pjesë e klubit të FC Feronikelit”, ka thënë Bunjaku për faqen zyrtare të FC Feronikelit.

Sopi deri më tani ka fituar një trofe me FC Feronikelin, në ndeshjen ndaj Kosova Zurich, të cilët i mposhti për Supërkupën mbarëkombëtare, shpresojmë që trofe të shumtë të vijnë edhe në vijim nën drejtimin e tij.