Feronikeli është klubi më i veçantë në Kosovës sipas Gani Sejdiut

Trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, i ftuar në emisionin “Favorit” në Televizionin 7, ka deklaruar se klubi i Feronikelit është më i organizuari në Kosovë.

“Për të arritur në këto niveli ku ka arritur Feronikeli, duhet një periudhë kohore. Feronikeli gjithmonë ka qenë ekip e organizuar, madje edhe në Ligë të Parë kur ka qenë. Pastaj me rregullimin e stadiumeve e gjërave tjera, është plotësuar edhe më shumë klubi”.

“Feronikeli gjithmonë e ka ngritur nivelin në gjitha aspektet dhe nuk është çudi që gjithmonë është në mesin e atyre që lufton për titull, edhe pse në aspektin e historisë, llogaritet si klub i vogël”.

“Por, historia është histori, të ndihmon për respekt, por po nuk punove dhe nuk u  organizove, vijnë të tjerët dhe të rrëmbejnë titullin, shembulli më i mirë është Feronikeli”, shtoi ai mes tjerash.