KB Feronikeli

25/07/2019
Zyrtare: Petrit Zeqiri vazhdon me KB Feronikelin

KB Feronikeli ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin, Petrit Zeqiri. Zeqiri mbetet ndër trajnerët më të mirë vendorë në basketboll dhe shpresojmë në suksese edhe më të mëdha, në klubin që tani garon në Superligën e Kosovës.

25/06/2019
Feronikeli në finale të Preliminary Round të Champions

Feronikeli ka fituar me rezultat 1-0, takimin gjysmëfinal të Preliminary Round, të UEFA Champions League. Kundërshtar i Feronikelit në këtë fazë të Champions ishte skuadra kampione nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps. Skuadra kampione e Kosovës, e filloi furishëm takimin, duke i dhënë sinjal Lincolnit se do ta kishin vështirë në këtë sfidë. Mendurim Hoti shënoi…

25/06/2019
Zyrtare: Beqë Kovaqi vazhdon me KB Feronikelin

Beqë Kovaqi, ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me KB Feronikelin. Kovaqi është pajtuar që të paktën edhe për një vit ti mbrojë ngjyrat e Feronikelit. Basketbollisti nga Peja, është gjithashtu pjesë e reprezentacionit të Shqipërisë në basketboll. Kovaqit o dëshirojmë edhe më shumë sukses me klubin tanë.

16/06/2019
Zyrtare: Janjeva vazhdon me KB Feronikelin

KB Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje për vazhdoimin e kontratës me një tjetër basketbollist. Bëhet fjalë për Muhamedali Janjevën, i cili do ti mbrojë ngjyrat e Feronikelit edhe sezonin tjetër. Janjeva përveç paraqitjeve te Feronikeli, gjithashtu është edhe pjesë e Reprezentacionit të Kosovës në basketboll. Muhamedali Janjevës i dëshirojmë edhe më shumë suksese në…

16/06/2019
Zyrtare: Arti Hajdari vazhdon me KB Feronikelin

Klubi i basketbollit Feronikeli, konfirmon që ka arritur marrëveshje për  vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit, me Arti Hajdarin. Hajdari është gjithashtu edhe Reprezentues i Kosovës në basketboll dhe vazhdon edhe për një vit kontratën me KB Feronikelin. I dëshirojmë edhe më shumë suksese, Arti Hajdarit, në bashkëpunimin e ri me klubin!

15/06/2019
Alban Veseli: Feronikeli synon sundimin edhe në basketboll

Skuadra nga Drenasi Feronikeli është inkuadruar sivjet në Superligë vetëm një vit pas formimit dhe qëndrimit në Ligën e Parë të basketbollit kosovar duke arritur qysh në stinorin debutues të shpallët kampion, shkruan  Asistionline.com. Asistionline.com bëri një bisedë të shkurtër me drejtorin e KB Feronikelit, Alban Veselin. Veseli në mënyrë ekskluzive për redaksinë tonë paralajmëroi…

20/04/2019
KB Feronikeli ngjitet në Superligë!

KB Feronikeli ka arritur suksesin e shumëpritur, ngritjen në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti KB Vëllaznimin, me rezultat të thellë, 70:49. Menaxhimi i mirë i klubit, rezultatet pozitive si dhe puna e palodhshme e lojtarëve, bënë që kjo ditë historike të arrihet. Më i dalluari në radhët e Feronikelit, në ndeshjen e tretë…

18/04/2019
Vëllaznimi – Feronikeli, barazohet seria finale

Vëllaznimi e ka mposhtur Feronikelin në ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it në Ligën e Parë në basketboll me rezultat 73:65. Te Feronikeli Desmond Gattis dhe Beq Kovaqi shënuan nga 16 pikë secili, por kjo nuk mjaftoi për fitore. Edmond Kryeziu me 22 pikë, ishte më i dalluari në radhët e Vëllaznimit. Tashmë është barazuar…

14/04/2019
KB Feronikeli fiton bindshëm finalen e parë të play-offit

Feronikeli ka arritur të mposhtë Vëllaznimin me rezultat 97:56 (19:18, 27:7, 27:11, 24:20) në serinë finale të play-offit të Ligës së Parë. Art Hajdari ishte i pandalshëm në radhët e Feronikelit duke realizuar 38 pikë, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Beq Kovaqi (17), Gattis (14) dhe Merovci (14). Te Vëllaznimi më të dalluarit ishin Edmond…

09/04/2019
Feronikeli – Vëllaznimi, finalja e play-offit

Tashmë është kompletuar finalja e play-offit për Ligën e Parë në basketboll, e cila do të zhvillohet mes KB Feronikelit dhe KB Vëllaznimit. KB Feronikeli arriti me plot meritë deri në këtë pikë, pasi ishte lider i tabelës me 17 fitore dhe vetëm një humbje. Skuadra jonë arriti deri në finale, pasi mposhti Istogun me…

  • 1
  • 2