KF Feronikeli

13/11/2019
Zyrtare: Albert Bunjaku këshilltar në FC Feronikeli

Ish selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, ka marrë post të ri në FC Feronikeli, atë të këshilltarit të klubit. Bunjaku gjithashtu ka marrë edhe postin e Instruktorit Teknik në UEFA, një pozitë e favorshme jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin kosovar në përgjithësi. Ai i besoi projektit të klubit, me në…

09/11/2019
Feronikeli dhe Drita ndahen baras pa gola

Feronikeli dhe Drita i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës. Kampioni në fuqi e kishte shansin që të kalonte në epërsi qysh në minutën e 5-të, mirëpo Mendurim Hoti nuk arriti ta mposhtë nga afërsia Tofilskin, derisa topi iu kthye Kastriot Rexhës që nuk arriti të shënoj…

06/11/2019
Feronikeli triumfon në kryeqytet, pikë të plota në “Fadil Vokrri”

Feronikeli ka fituar derbin e xhiros së 14-të, ndaj Prishtinës, me rezultat 2-3, të zhvilluar në Stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë. Ishte ndeshjë derbi prandaj edhe skuadrat luanin një lojë të hapur, sipasojë u shënuan pesë gola. Goli i parë erdhi shumë herët, ku nga pika e bardhë realizoi futbollisti i Prishtinës, Januzi, në minutën e…

02/11/2019
Foto dhe raporti nga ndeshja Feronikeli – Ballkani

Sot u luajt ndeshja e xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës mes Feronikelit dhe Ballkanit. Takimi ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat 0 me 2. Golat për skuadrën e Ballkanit i ka shënuar Blend Baftiu, në minutën e 31 dhe 66 të ndeshjes. Feronikeli, mbetet me 19 pikë në pozitën e 7-të…

01/11/2019
Zyrtare: Agim Sopi merr drejtimin e FC Feronikelit

FC Feronikeli njofton se Agim Sopi, është caktuar si kryetrajner i skuadrës, pas largimit nga kjo pozitë e Dejan Vukicevic. Sopi ka stërvitur sot skuadrën dhe është njoftuar me futbollistët, gjatë stërvitjes së rregullt në “Rexhep Rexhepi”. Trajneri, Agim Sopi, është i njohur për kualifikimin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut U21 në Kampionatin Evropian…

31/10/2019
Njoftim për media

FC Feronikeli njofton mediat e interesuara për pjesëmarrje, se të premtën, më datë 01.11.2019, me fillim prej orës 17:00, do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të FC Feronikelit. Klubi njofton që konferenca me trajnerin e ri do të mbahet në ambientet e klubit, pra në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas. Mediat e interesuara…

30/10/2019
Zyrtare: Dejan Vukicevic nuk është më trajner i FC Feronikelit

Trajneri, Dejan Vukicevic dhe FC Feronikeli kanë ndërprerë bashkëpunimin. Pas një bisede të trajnerit, Vukicevic dhe Presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit. Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë…

22/10/2019
Feronikeli rikthehet te fitoret, tri pikë të plota në Vushtrri

Feronikeli ka rrëmbyer fitore në minutën e fundit, duke mposhtur Vushtrrinë, me rezultat minimal 0-1. Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje e mbyllur me topa në ajr nga të dyja skuadrat. Feronikeli u dëmtua me një gol të rregullt në pjesën e parë, ku pas goditjes së Astrit Fazliut, topi goditi transversën e…

21/10/2019
Të martën, Feronikeli udhëton te skuadra e Vushtrrisë

Feronikeli nesër udhëton për në qytetin e Vushtrrisë për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në Ipko Superligë. Nikli pritet të rikthehet te fitorja në këtë takim pasi që javën e kaluar është mposhtur në Drenas, ndaj skuadres së Gjilanit. Po ashtu edhe Vushtrria në këtë takim vjen pas disfatës në transfertë te Dukagjini. Ndeshja zhvillohet…

18/10/2019
Gjilani triumfon në ‘dramën’ ndaj Feronikelit dhe merr kreun

Gjilanasit e kanë mposhtur kampionin aktual, Feronikelin me rezultat 2:1 në Drenas. Ekipi Feronikelit ka kaluar i pari në epërsi me golin e Da Silvas, të shënuar në minutën e 73-të. Mirëpo, Gjilani është rikthyer duke shënuar dy gola të shpejtë, fillimisht rezultatin e barazoi Veliu me kokë në minutën e 81-të. Kurse, golin e…