KF Feronikeli

02/03/2019
Feronikeli shënon fitore në Obiliq, distancohet nga vendi i dytë

Feronikeli ka shënuar fitore minimale 0-1, në Obiliq, kundër Kekut, në stadiumin “Agron Rama”. Skuadra nga Drenasi arriti të shënojë vetëm një gol, me anë të Kastriot Rexhës, në minutën e 41-të. Ky ishte goli i vetëm në ndeshje, pasi deri në fund të takimit, nuk u tundën rrjetat më. Tri pikë tejet të rëndësishme…

02/03/2019
Keku – Feronikeli, formacionet

Keku pret e Feronikelin, në takimin e xhiros së 20-të, në IPKO Superligën e Kosovës. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Agron Rama”,  me fillim pres orës 13:30. Formacionet:

02/03/2019
“Asnjë klub në Kosovë si Feronikeli”

Feronikeli është klubi më i veçantë në Kosovës sipas Gani Sejdiut Trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, i ftuar në emisionin “Favorit” në Televizionin 7, ka deklaruar se klubi i Feronikelit është më i organizuari në Kosovë. “Për të arritur në këto niveli ku ka arritur Feronikeli, duhet një periudhë kohore. Feronikeli gjithmonë ka qenë…

25/02/2019
Feronikeli skuadra me sulmin më të mirë në IPKO Superligë

Nga 19 xhiro, sa janë zhvilluar deri më tani, skuadra e Feronikelit, ka arritur të shënojë më së shumti gola. Futbollistët e Feronikelit, kanë tundur gjithsej 33 herë portën kundërshtare. Nga 33 gola të shënuar gjithsej në IPKO Superligë, Kastriot Rexha ka shënuar 9 herë, Mendurim Hoti ka 6 gola të shënuar dhe top treshen…

25/02/2019
Publikohet orari i ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë

Është caktuar orari i ndeshjeve për dy xhirot e ardhshme në IPKO Superligë, të cilat do të zhvillohen këtë fundjavë dhe mesjavën e ardhshme, si dhe orari për ndeshjet e javës së 18-të në Ligën e Parë. IPKO Superliga – Java e 20-të E premte, 1 mars ora 13:30 Drita – Drenica Liria – Gjilani…

24/02/2019
Fitorja ndaj Llapit nëpërmjet fotografive

Feronikeli sot (e diel) shënoi fitore tejet të rëndësishme në shtëpi, ndaj Llapit, me rezultat 2-0. Goli i parë erdhi në minutën e 29-të, nga Mendurim Hoti, i cili për ditëlindjen e tij që pati të shtunën, vendosi të na bëjë “dhuratë” një gol të dielën. Ndërsa për 2-0, u përkujdes Astrit Fazliu në minutën…

24/02/2019
Feronikeli përforcon kreun, arkëton tri pikë ndaj Llapit

Feronikeli vazhdon të jetë në krye të IPKO Superligës, pasi mposhti skuadrën e Llapit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me rezultat 2-0. Ndeshja filloi në mënyrë të kujdesshme për të dyja ekipet, pasi që të dyja skuadrat analizonin forcën e njëra-tjetrës. Mirëpo, në minutën e 29-të, u zhbllokua rezultati me golin e…

24/02/2019
Feronikeli – Llapi, formacioni zyrtar

Feronikeli dhe Llapi tani po bëhen gati të zbresin në fushë, për ta zhvilluar takimin e xhiros së 19-të, në IPKO Superligë. Formacioni zyrtar i Feronikelit: Florijan Smakiqi, Perparim Islami, Yll Hoxha, Arber Prekazi, Lapidar Lladroci, Mendurim Hoti, Astrit Fazliu, Kastriot Rexha, Jean Da Silva, Albutrint Morina, Albert Dabiqaj. Në bankën rezervë: Deniz Troshupa, Met…

24/02/2019
Drenasi mbushet me ngjyrat e Feronikelit

Derbi i fundjavës mes Feronikelit dhe Llapit, duket që ka interesim shumë të madh për tu ndjekur nga afër, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Pak para fillimit të takimit, shihet mobilizim i tifozëve, për ta përkrahur në mënyrën më të mirë klubin. Liderët e tabelës, Feronikeli, synojnë të arkëtojnë tri pikë të plota nga ndeshja ndaj…

24/02/2019
Skuadra gati për derbin me Llapin

Feronikeli dhe Llapi takohen sot (e diel), me fillim prej orës 13:00, për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 19-të, të IPKO Superligës së Kosovës. Feronikeli i prinë tabelës me 42 pikë, katër më shumë se Llapi, që gjendet në pozitën e 3-të. Skuadra nga Drenasi, i ka fituar dy ndeshjet e para të vitit…