KF Feronikeli

02/12/2019
PJESA E PARË: Katër gola në ndeshjen Feronikeli – Dukagjini

LIVE Pjesa e parë Në Drenas po zhvillohet ndeshja në mes Feronikelt dhe Dukagjinit. Feronikeli e filloi mirë takimin dukë shënuar dy gola të shpejtë, por Dukagjini nuk u dorëzua lehtë në ketë pjesë. Nikli ishte në epërsi të dyfishtë me golat e Haxhi Neziraj në minutën e dytë dhe Albert Dabiqaj në minutën e…

28/11/2019
Feronikeli kalon tutje në Kupë, mposht Llapin

Feronikeli ka fituar takimin e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, ku përballë kishte skuadrën e KF Llapit. Një ndeshje mjaftë e mirë u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, ku të dyja skuadrat kërkonin këtë fitore të vlefshme. Kujtojmë se në minuten e 14′ shtylla e kishte shpëtuar Llapin…

27/11/2019
Paratë nga biletat e ndeshjes së nesërme, shkojnë për të dëmtuarit e tërmetit në Shqipëri

KF Feronikeli merr vendim që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes së të enjtes, mes KF Feronikelit dhe KF Llapit, të dërgohen në Shqipëri si ndihmë sado e vogël për të dëmtuarit nga tërmeti. Gjendja në Shqipëri duket ende e rëndë dhe si klub nuk mund të rrinim duarkryq, në raport…

26/11/2019
Shtyhet ndeshja e DigitAlb Kupës së Kosovës

Është shtyrë për të enjten, ndeshja që ishte paraparë të luhej nesër (e mërkurë), mes Feronikelit dhe Llapit. Shkaku i gjendjes së rënduar në Shqipëri, FFK ka marrë vendim që të shtyhen për të enjten ndeshjet e Kupës së Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet në orar të njëjtë, pra të enjten prej orës 12:30.

26/11/2019
Tigrat e Zi – Drenas: Tash është koha që të veprojmë

Tifozët e Feronikelit, “Tigrat e Zi” me aksion për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti Tifogrupi do të grumbullojë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe do të nisën në orën 19:00 për në Shqipëri. Ky është njoftimi i plotë nga tifogrupi, “Tigrat e Zi – Drenas” Tash është koha që të veprojmë. Ju…

23/11/2019
Feronikeli barazon në kryeqytet

Ka përfunduar ndeshja e ditës së sotme në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës. Në Prishtinë, Flamurtari arriti ta ndal skuadrën e Feronikelit me një barazim 2:2. Nikli e përmbylli pjesën e parë me epërsi me golin e shënuar nga Da Silva, mirëpo ishte Shend Kelmendi që realizoi dy gola për të…

21/11/2019
Të shtunën Feronikeli udhëton te skuadra e Flamurtarit

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, në vikend rikthehet Ipko Superliga. Feronikeli nesër (e shtunë) udhëton për në kryeqytet për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në Ipko Superligë. Ndeshja zhvillohet të shtunën, me fillim prej orës 13:00, në stadiumin “Xhemail Ibishi”, në Prishtinë.

16/11/2019
Feronikeli fitues i Superkupes mbarëkombëtare

Feronikeli ka mposhtur Kosovëm e Zurichut, me rezultat 5-1, në ndeshjen e Superkupës mbarëkombëtare që u zhvillua sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore ishte gjatë gjithë takimit, duke u munduar në mënyrë maksimale të shprehim mirënjohje për diasporën tonë. Golat për Feronikelin u shënuan nga Kastriot Rexha, Albert Dabiqaj, Mendurim…

15/11/2019
Superkupa mbarëkombëtare nesër luhet në Drenas

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Unionin e klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, do të mbahet finalja e Superkupës mbarëkombëtare. Ndeshja për Superkupë zhvillohet ndërmjet ekipit të futbollit FC Feronikeli nga Drenasi dhe FC Kosova Zurich nga Zvicra. FC Feronikeli është fitues i…

13/11/2019
Zyrtare: Albert Bunjaku këshilltar në FC Feronikeli

Ish selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, ka marrë post të ri në FC Feronikeli, atë të këshilltarit të klubit. Bunjaku gjithashtu ka marrë edhe postin e Instruktorit Teknik në UEFA, një pozitë e favorshme jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin kosovar në përgjithësi. Ai i besoi projektit të klubit, me në…