KFF Feronikeli

03/11/2019
KFF Feronikeli bindshëm ndaj KFF A&N nga Prizereni

Klubi i Futbollit për Femra, Feronikeli është rikthyer te fitoret, pas barazimit pa gola javën e kaluar ndaj Mitrovicës. Feronikeli e fitoi 4-0 ndeshjen ndaj A&N, teksa golat i shënuan Kastrati, Miftari, Curraj dhe Ramadani.

23/10/2019
Kastrati dhe Bajramaj flasin para ndeshjes me Mitrovicën

Të premten zhvillohet ndeshja e radhës ne Superligën e Kosovës për Femra, në futboll. KFF Feronikeli pret në stadiumin sintetik, në Drenas, Mitrovicën, për tu përballur në ndeshjen e xhiros se 9-të, duke filluar prej orës 15:30. Vashat e Feronikelit kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve. Për këtë ndeshje flasin edhe Feride Kastrati (kapitene) dhe golashënuesja…

27/09/2019
Feronikeli fitoi 40:0 kurse futbollistja e këtij klubi shënoi 22 gola

Zelfije Bajramaj ka arritur një rekord të paimagjinuar, ajo ka shënuar gjithësej 22 gola në portën e Drenicës. Feronikeli skuadra ku luan Bajramaj ka arritur fitore me rezultat 40:0 në Skenderaj kundër Drenicës, ndeshja është zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës. “Kjo lojë e tregon më së miri diferencën në mes ekipeve tona në…

12/09/2019
KFF Feronikeli bindshëm ndaj KFF Vizionit

Klubi i Futbollit për Femra, Feronikeli dje ka zhvilluar lojen e radhës, ndaj Vizionit në qytetin e Ferizaijt. Se ekipi ynë ishte më i mirë e tregon edhe rezultati bindës, 8 – 0. Golat u shënuan nga: Rita Olluri 4 gola, Bahtije Miftari 1 gol, Fatlinda Ramaj 1 gol, Rrezona Ramadani 1, po ashtu edhe…

24/04/2019
Të enjten vashat e Feronikelit kërkojnë finalen e Kupës së Kosovës

Të enjten zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës për femra, në futboll. KFF Feronikeli pret në stadiumin sintetik, në Drenas, Mitrovicën, për tu përballur në ndeshjen kthyese. Vashat e Feronikelit kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve për plasman në finale të Kupës. Duke filluar prej orës 15:30, të enjtën, në fushën sintetike…

16/04/2019
Paraqitje shumë e mirë e vashave, por nuk mjafton për fitore

Klubi i Femrave të Feronikelit, ka humbur takimin e parë gjysmëfinal ndaj Mitrovicës, me rezultat minimal 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga Kaltrina Biçkaj, në minutën e 4-të, nga gabimi i vetëm i mbrojtjes sonë. Vashat e Feronikelit u parqitën shumë mirë gjatë gjithë takimit, por fati nuk ishte në anën e tyre….

14/04/2019
Fitore e thellë e vashave të Feronikelit

Skuadra e femrave të klubit Feronikeli,ka shënuar fitore të thellë dhe bindëse, me rezultat 16-0, në ndeshjen ndaj Intelektualeve, të zhvilluar të shtunën, në kuadër të kampionatit. Skuadra jonë ishte bindshëm më e mirë në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan. Këtë formë shpresojmë ta mbajnë edhe të martën, në ndeshjen për Kupë, që zhvillohet ndaj…

26/03/2019
Hedhet shorti për Kupën e Kosovës në futbollin e femrave

Është hedhur shorti i Kupës së Kosovës në futboll për femra. Vashat e Feronikelit do të takohen me Mitrovicën, ndërsa Kosova me Lirinë. Ndeshjet e para luhen më 17 prill, kurse ato të kthimit më 24 prill. Ndeshja e parë luhet në Mitrovicë, kurse e dyta në Drenas.

23/03/2019
Vashat e Feronikelit mposhtin thellë Drenicën

Klubi i Futbollit të Femrave Feronikeli, ka mposhtur me rezultat të thellë 15-0 vashat e Drenicës. Futbollistja me numrin 6-të, Rita Olluri shënoi plot 6 gola, kurse Fatlinda Ramaj realizoi 5 herë. Dy gola i shënoi Arbenita Curraj, një Rrezona Ramadani. Takimin e përcolli nga afër edhe trajnerja e Reprezentacionit të Kosovës, Afërdita Fazliu me…

22/03/2019
Orari i ndeshjes KFF Feronikeli – Drenica si dhe data e shortit për Kupë

Gjatë ditës së nesërme (e shtunë), KFF Feronikeli pret Drenicën në Drenas për ndeshjen e radhës. Takimi zhvillohet me fillim prej orës 14:00. Ndërsa të martën, me datë 26-të mars, hedhet shorti për Kupën e Kosovës, për fazën gjysmë finale.

  • 1
  • 2