Lajmet

14/01/2020
Zyrtare: Basiru Mbye futbollist i FC Feronikelit

FC Feronikeli ka arritur akord me super talentin, Basiru Mbye, i cili do ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi, nga afati kalimtar i janarit. Mbye, ka lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul, është sulmues, i gjatë 1,83m. Basiru ka kohë që lidhet me futbollistin e Chelseat,…

12/01/2020
Lladrovci debuton me Kombëtaren e Kosovës

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i FC Feronikelit, ka debutuar me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. Në ndeshjen e zhvilluar në Doha, të Katarit, Kosova u takua me Suedinë, në një ndeshje miqësore të zhvilluar mes tyre. Lapidar Lladrovci u fut në lojë në pjesën e dytë, në formacionin e Bernard Challandes, ku kishte edhe shumë yje…

06/01/2020
FC Feronikeli sot i ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror

Pas festave të fundvitit dhe pushimit aktiv, FC Feronikeli sot janë tubuar në stadiumin me bari sintetik në Drenas për ta filluar fazën e dytë përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit. Klubit sot i’u bashkuan edhe lojtarët e rinjë, të cilet qysh sot treguan cilësit e tyre. Feronikeli do të ushtrojnë në Drenas deri…

29/12/2019
Zyrtare: FC Feronikeli nënshkruan me Medjon Hoxhën

Medjon Hoxha është përforcimi më i ri i skuadrës së Feronikelit. Hoxha ka pranuar të vë firmën në kontratën me FC Feronikelin, që të i mbrojë ngjyrat e klubit tanë që nga fillimi i vitit 2020. Medjon Hoxha i lindur më 27 korrik 1999 është mesfushor qëndror, i aftë të luajë para mbrojtjes por edhe…

25/12/2019
Smakiqi, Lladrovci dhe Dabiqaj në listën e futbollistëve për ndeshjen Kosovë – Suedi

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjen miqësore kundër Suedisë, e cila do të zhvillohet më 12 janar në Doha të Katarit. Për këtë miqësore Challandes do të ketë në dispozicion një numër të madh të futbollistëve të Ipko Superligës. Florian Smakiqi, Lapidar Lladrovci dhe Albert…

22/12/2019
Feronikeli mposht Bashkimin pas vazhdimeve

Në një ndeshje shumë interesante, Feronikeli e ka mundur Bashkimin pas vazhdimeve me rezultatet 91:93 (25:24, 15:22, 14:16, 23:15, 14:16) në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Çereku i parë ishte i barabartë dhe përfundon 25:24 për prizrenasit. Megjithatë, në periudhën e dytë, skuadra jonë ishte më e mirë dhe…

20/12/2019
FFK/ Feronikeli, klubi më i mirë i vitit 2019

Feronikeli është zgjedhur klubi më i mirë i vitit 2019, në gala mbrëmjen e organizuar sonte nga Federata e Futbollit të Kosovës. Skuadra e Feronikelit ishte protagoniste sezonin e kaluar, ku u shpall kampione e Kosovës, ndërsa më pas e fitoi edhe Digitalb Kupën e Kosovës. Tutje, “Nikli” luajti edhe në garat evropiane në Ligën…

19/12/2019
FC Feronikeli rikthen dyshen që ishte në huazim te KF Drenica

Feronikeli ka rikthyer në radhët e veta dyshen e huazuar te KF Drenica. Bëhet fjalë për, Prince Balde dhe Nicholas Andrews. Prince Balde shkëlqeu te KF Drenica në pozitën e qendërmbrojtësit, duke bërë që të kërkohet rikthimi i tij te FC Feronikeli. Në anën tjetër, Nicholas Andrews, një qëndersulmues tejet i shpejtë, i aftë të…

13/12/2019
Zyrtare: Ilir Berisha futbollist i FC Feronikelit

FC Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha. Berisha do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi nga afati kalimtar i janarit, gjë për të cilën sot ka vënë firmën në kontratën me klubin. Ilir Berisha rikthehet në futbollin kosovar, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare. Ai luan në pozitën e…

09/12/2019
FC Feronikeli me ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit

FC Feronikeli do të ketë ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit, ku për bazë do të jenë kërkesat nga kryetrajneri, Agim Sopi, gjithnjë në koordinim me stafin teknik, me Këshilltarin e Presidentit të klubit, Albert Bunjaku dhe me Drejtorin Sportiv të klubit, Malsor Gjonbalaj. Gjatë ditëve të fundit, ashtu siç kemi njoftuar edhe…