Lajmet

16/03/2019
KFF Feronikeli shënon fitore në Prizren

Klubi i Futbollit të femrave, Feronikeli ka zhvilluar sot (e shtunë) në Prizren, takimin e xhiros së 15-të, kundër Lirisë, në garën e Ligës së Femrave për sëniore. Vashat e Feronikelit arkëtuan pikë të plota, duke e mposhtur Lirinë me rezultat 1-3. Për KFF Feronikelin shënuan: Rita Olluri, Bardha Kastrati dhe Fatlinda Ramaj. Ndërsa për…

15/03/2019
Klubi vazhdon përgatitjet për ndeshjen e fundjavës

Feronikeli e pret të dielën në “Rexhep Rexhepi” skuadrën Trepça ’89, për ta zhvilluar takimin e xhiros së 23-të, në IPKO Superligën e Kosovës. Skuadra nga Drenasi, hyn në lojë pas fitores ndaj Gjilanit 3-0 në po të njëjtin stadium, kurse Trepça ’89 udhëton në Drenas, pas humbjes nga Llapi 3-1. Feronikeli vazhdon përgatitjet për…

13/03/2019
Statistika para ndeshjes Feronikeli – Trepça ‘89

Feronikeli e pret Trepça ’89, të dielën prej orës 14:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas. Feronikeli, në pesë ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, ka arritur të mos i marrë vetëm dy pikë, në barazimin ndaj Prishtinës 1-1, kurse të gjitha ndeshjet tjera i ka fituar, duke arkëtuar 13-të pikë, nga 15-të të…

11/03/2019
Orari i ndeshjeve të mbetura të Feronikelit

Kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund të Kampionatit të Kosovës në futboll. Feronikeli mban kreun me 52 pikë, pesë më shumë se ndjekësit, Prishtina e Llapi. Pas fitores 3-0 ndaj Gjilanit, Feronikeli e pret skuadrën Trepça ’89. Ky është orari i plotë i Feronikelit, deri në xhiron e fundit të këtij stinori, të…

11/03/2019
Feronikeli – Gjilani nëpërmjet fotografive

Feronikeli mposhti Gjilanin me rezultat 3-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, të dielën, në Drenas. Kastriot Rexha me dy golashin e tij dhe Mevlan Zeka me një gol, kontribuuan në fitoren e skuadrës që po i prinë IPKO Superligës. photocredit: Albert Sinani

10/03/2019
KFF Feronikeli mposhtë Kosovën e Prishtinës

Klubi i Futbollit të Femrave, Feronikeli, ka siguruar fitoren e radhës. Kësaj radhe vashat e Feronikelit, mposhtën skuadrën e Kosovës së Prishtinës, me rezultat bindës 4-0. Kjo ishte ndeshja e parë kampionate, për sezonin pranveror, të Ligës së Femrave. Ndeshjen e radhës, KFF Feronikeli, e zhvillon te Liria në Prizren. Formacioni i KFF Feronikelit për…

10/03/2019
Feronikeli sigurt ndaj Gjilanit, vazhdon marshin drejt titullit

Feronikeli ka siguruar fitore 3-0, në ndeshjen e xhiros së 22-të, të IPKO Superligës, të zhvilluar ndaj Gjilanit. Skuadra vendase ishte më e mirë gjatë gjithë takimit, duke shënuar dy gola në pjesën e parë. Të dyja golat erdhën nga sulmuesi ynë, Kastriot Rexha, i cili së pari tundi rrjetën e Gjilanit në minutën e…

09/03/2019
Skuadra gati për Gjilanin

Po bëhen përgaditjet e fundit për sfidën e së dielës, që Feronikeli e zhvillon ndaj Gjilanit. Skuadra duhet në formë dhe në atmosferë tejet të mirë përballë sfidës së nesërme. Ndeshja fillon prej orës 13:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

07/03/2019
Prishtina – Feronikeli nëpërmjet fotografive

Derbi i IPKO Supërligës, Prishtina – Feronikeli, përfundoi pa fitues, me rezultat 1-1. Golin e vendasve e shënoi Leotrim Bekteshi, në minutën e 17-të. Ndërsa për Feronikelin, shënoi anësori i skuadrës, Mendurim Hoti, në minutën e 65-të. Feronikeli tani ka 49 pikë dhe ruan distancën prej 5 pikësh me vendin e dytë, Prishtinën.   photocredit:…

06/03/2019
Ramadani: Më vjen keq që nuk arritëm të fitonim, pasi e patëm mundësinë

Trajneri i Feronikelit, Zekerija Ramadani është i kënaqur me barazimin ndaj Prishtinës, edhe pse tha se kishim mundësitë për të fituar. “Ne e morëm atë për çfarë erdhëm. Ishim duke humbur, barazuam pastaj kishim një lojtar më shumë në lojë. Bëmë zëvendësime që mund të bënin diferencën, por ja që goli i dytë nuk erdhi….