Në vigjilje të takimit të sotëm, mes Feronikelit dhe Milanit, të dy palët drejtuese të klubeve janë takuar në drekë të përbashkët.

Takimi i sotëm miqësor është më i madhi në kuadër të klubeve që është zhvilluar në Prishtinë, me gjigantët nga Serie A, AC Milan, si mysafir të kampionëve të Kosovës, KF Feronikeli.

Në drekën e përbashkët së bashku me Presidentin e Feronikelit, Naser Ramaj dhe Drejtorin teknik, Malsor Gjonbalaj, ishin edhe legjendat nga klubi i Milanit, si Daniele Massaro e Franco Baresi.

I pranishëm në takim ishte edhe organizatori i kësaj sfide miqësore, Agron Selimi.

Takimi miqësor zhvillohet prej orës 20:45, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.