Sulmuesi i KF Feronikelit, Astrit Fazliu, ka folur në konferencën e sotme për media, para sfidës kthyese për kualifikimet e Europa League, ndaj Slovan Bratislava.

Fazliu kërkoi përkrahje maksimale të tifozëve dhe tha se shpreson që skuadra të ketë më shumë fatë sesa herëve tjera.

Ai e pranoi që përballja do të jetë  vështirë, sidoqoftë fitorja nuk është e paarritshme.

“Pres një ndeshje të vështirë, normalisht që do të kërkojmë fitoren edhe pse do të jetë e vështirë. Slovan Bratislava ka një ekip shumë të fortë, megjithatë ne duhet të fokusohemi në lojën tonë, ti kryejmë detyrat me përpikëri në fushë”

“Shpresoj që të kemi më shumë fat sesa herëve tjera, gjithashtu shpresoj që të kemi përkrahje maksimale nga tifozët për këtë ndeshje”, tha numri dhjetë i Feronikelit, Astrit Fazliu.

Takimi mes Feronikelit dhe Slovan Bratislavas, zhvillohet të martën në “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 18:00.