Feronikeli siguroi finalen e Digitalb Kupës së Kosovës, duke mposhtur me rezultat 2-0, skuadrën e Ballkanit, në ndeshjen e së mërkurës, të zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”.

Nga një gol u shënua në secilën pjesë të takimit, së pari kapiteni, Lapidar Lladrovci shënoi për 1-0, ndërsa për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes, Artur Magani.

Këto janë disa nga fotografitë e takimit gjysmëfinal të Kupës së Kosovës.

photocredits: Albert Sinani