Ka përfunduar ndeshja e ditës së sotme në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Në Prishtinë, Flamurtari arriti ta ndal skuadrën e Feronikelit me një barazim 2:2.

Nikli e përmbylli pjesën e parë me epërsi me golin e shënuar nga Da Silva, mirëpo ishte Shend Kelmendi që realizoi dy gola për të përmbysur epërsinë e skuadrës sonë.

Kujtojmë se gjatë pjesës së parë rrjetën e Flamurtarit e tundi edhe Mendurim Hoti, por goli u shfuqizua për pozitë jashtë loje. Kurse më vonë u pa që ishte gabim i anësorit.

Kur të gjithë menduan që ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve ashtu nuk mendoi Dabiqaj, që arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 6 shtesë të ndeshjes.