Feronikeli dhe Drita i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi e kishte shansin që të kalonte në epërsi qysh në minutën e 5-të, mirëpo Mendurim Hoti nuk arriti ta mposhtë nga afërsia Tofilskin, derisa topi iu kthye Kastriot Rexhës që nuk arriti të shënoj nga afër as ky.

Me fillimin e pjesës së dytë Feronikeli përsëri rrezikon por prap Drita shpëton, skuadra jone arriti një dominim të lehtë por pa arritur të shënoj në portën kundërshtare.

Ndeshja përfundoi me nga një pikë për të dy skuadrat, derisa Feronikeli renditet në pozitën e gjashtë me 23 pikë, në anën tjetër Drita në të tretin me 28 sosh.