Feronikeli pret Gjilanin këtë të premte, për ta zhvilluar derbin e javës së 10-të, në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Në këtë takim, Feronikeli futet pas barazimit në Mitrovicë, ndaj skuadrës së Trepça ’89, me të cilën u ndanë me rezultat 1-1.

Kurse, Gjilani, vjen në Drenas pas fitores 1-0, ndaj Dukagjinit.

Feronikelin dhe Gjilanin i ndanë vetëm një pikë në tabelë, me skuadrën nga Gjilani që ka 18, kurse ajo nga Drenasi ka 17-të.

                                                                                                              #Feronikeli #forcaNIKLI