Feronikeli mposhti skuadrën nga Klina, Dukagjinin për ta fituar ndeshjen e xhiros së 17-të, në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Një ndeshje me tempo të lartë u zhvillua gjatë gjithë kohës në “Rexhep Rexhepi”, ku si pasojë u shënuan katër gola vetëm në pjesën e parë.

Feronikeli kaloi në epërsi herët me golin e Haxhi Neziraj, e më pas Dabiqaj u përkujdes ta dyfishojë epërsinë nga një goditje fantastike nga jashtë zonës.

Dukagjini u rikthye në lojë, duke barazuar rezultatin në 2-2, me golat e Dushit dhe Milicaj që shënoi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Feronikeli tregoi se e do më shumë fitoren, duke tundur golën e Dukagjinit edhe dy herë.

Së pari Zeka shënoi për 3-2, ndërsa për ta përmbyllur rezultatin u përkujdes Carioca, me një goditje me thembër.

Feronikeli tani ka 27 pikë dhe gjendet në pozitën e 5-të.