Feronikeli ka fituar takimin e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, ku përballë kishte skuadrën e KF Llapit.

Një ndeshje mjaftë e mirë u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, ku të dyja skuadrat kërkonin këtë fitore të vlefshme.

Kujtojmë se në minuten e 14′ shtylla e kishte shpëtuar Llapin pas një goditje të Zekës.

Sidoqoftë, më këmbngulëse për këtë fitore u tregua skuadra jonë, KF Feronikeli, të cilët luftuan deri në fund dhe në minuten e 85′ Haxhi Neziraj, arriti të shënonte duke i dhenë fitoren skuadres sonë.