Sot (e shtunë) u zhvillua ndeshja e xhiros së 7-të e Ipko Superliges së Kosovës në Futboll, ndërmjet Feronikelit dhe Ferizajit.

Takimi përfundoj me rezultat të thellë 5 me 0 në te mirë të ekipit tanë.

Feronikeli gjatë gjith ndeshjes dhuroi spektakël, të cilen e tregon edhe rezultati.

Pjesa e parë nisi mirë me Rexhën i cili shenoj dy herë, po ashtu edhe Hoti gjeti rrjetën në ketë pjesë.

Ashtu si pjesa e parë ishte edhe e dyta kur Haxhi Neziraj, i inkuadruar në pjesën e dytë shenoi dy gola.

Feronikeli ruan vëndin e parë në tabelë, ndersa Ferizaji gjindet në pozitën e 10-të.