Feronikeli është mposhtur nga Llapi me rezultat 1-2 në derbin e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Llapjanët kaluan të parët në epërsi me golin e Mentor Zhdrellës në minutën e 40-të të ndeshjes.

Feronikeli nuk u dorëzua dhe në minutën e 81-të të ndeshjes e gjeti golin e barazimit. Mevlan Zeka shënoi me kokë, pas një harkimi të mirë të Yll Hoxhës nga një rivënie këndore.

Por, Llapi arriti të kalojë sërish në epërsi, në minutën e 90+2’ të ndeshjes, përmes Mërgim Pefqelit.

Tre pikët e fituara nga kjo ndeshje bënë ndryshime në tabelën e Superligës, Llapi të ngrihet në pozitën e parë me 17 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshjet e para dy pikë më shumë sesa Feronikeli i cili bie në vendin e tretë me 15 pikë.