Feronikeli ka mposhtur skuadrën nga Prizreni, A&N, me rezultat 5-0, për ta fituar ndeshjen e 1/8-ës së finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Goli i parë erdhi në minutën e 22-të, të cilin e shënoi mesfushori, Albert Dabiqaj.

Në pjesë e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Për 2-0 shënoi Kastriot Rexha, kurse për 3-0, realizoi Jean da Silva, i cili festën e golit e bëri me shqiponjë.

Në pjesë e dytë u shënuan edhe dy gola,

Për 4-0 realizoi përsëri, Albert Dabiqaj, kurse krejt në fund, për rezultatin përfundimtar 5-0, u përkujdes Besmir Bojku.

Kjo ishte ndeshja e fundit zyrtare e Feronikelit për këtë vit kalendarik.