Feronikeli ka fituar me rezultat 1-0, takimin gjysmëfinal të Preliminary Round, të UEFA Champions League.

Kundërshtar i Feronikelit në këtë fazë të Champions ishte skuadra kampione nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Skuadra kampione e Kosovës, e filloi furishëm takimin, duke i dhënë sinjal Lincolnit se do ta kishin vështirë në këtë sfidë.

Mendurim Hoti shënoi në minutën e 3-të të takimit, për 1-0, pas një solo aksioni të bukur dhe një goditje precize.

Ky doli të ishte edhe goli i vetëm në këtë sfidë, pasi që rrjetat nuk u tundën më.

Feronikeli vazhdoi me lojën stabile, me Lincolnin që nuk rrezikonte Troshupën.

Tani në finale, saktësisht me datën 28 qershor, Feronikeli do të takohet me Santa Colomon, të cilët e fituan takimin gjysmëfinal ndaj Tre Penne.