Pas përforcimeve të bëra në mbrojtje e sulm, Feronikeli po e rrit edhe nivelin e mesfushës.
Transferi më i ri i Feronikelit është mesfushori Alush Gavazaj, i cili në stinorin e kaluar ka luajtur për Lirinë e Prizrenit.
Gavazaj është 23 vjeçarë, megjithatë karriera e tij ka filluar shumë herët.
Përveç Lirisë, ai ishte pjesë edhe e Korabit të Peshkopisë, Tërbunit të Pukës, KF. Tiranës, FK. Bylis Ballsh dhe Shkëndijës së Tiranës.