Feronikeli ka rrëmbyer fitore në minutën e fundit, duke mposhtur Vushtrrinë, me rezultat minimal 0-1.

Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje e mbyllur me topa në ajr nga të dyja skuadrat.

Feronikeli u dëmtua me një gol të rregullt në pjesën e parë, ku pas goditjes së Astrit Fazliut, topi goditi transversën e më pas u fut në gol, por kështu nuk menduan gjyqtarët e takimit.

Në pjesën e dytë, Feronikeli rrezikonte kohë pas kohe me harkime në zonë, por të gjitha pa tundur rrjetën.

Ndeshje e tensionuar u zhvillua gjatë gjithë pjesës së mbetur me të dyja skuadrat që tentonin golin.

Mirëpo në qastet e fundit te goli arriti Bojku, i cili pas një tollovie në zonën kundërshtare, tundi rrjetën e Vushtrrisë duke shënuar golin e fitores në minutën e 93-të.

Feronikeli arrin në kuotën e 19 pikëve dhe gjendet në vendin e 5-të.