Nga 19 xhiro, sa janë zhvilluar deri më tani, skuadra e Feronikelit, ka arritur të shënojë më së shumti gola.

Futbollistët e Feronikelit, kanë tundur gjithsej 33 herë portën kundërshtare.

Nga 33 gola të shënuar gjithsej në IPKO Superligë, Kastriot Rexha ka shënuar 9 herë, Mendurim Hoti ka 6 gola të shënuar dhe top treshen e Niklit, e përmbyll Astrit Fazliu me 5 sosh.

Mirëpo, skuadra qëndron shumë mirë edhe në aspektin defanziv. Me vetëm 9-të gola të pranuara.

Sa i përket mbrojtjes, Feronikeli është e dyta që ka pranuar më së paku gola në Ipko Superligë.