Feronikeli ka fituar derbin e xhiros së 14-të, ndaj Prishtinës, me rezultat 2-3, të zhvilluar në Stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

Ishte ndeshjë derbi prandaj edhe skuadrat luanin një lojë të hapur, sipasojë u shënuan pesë gola.

Goli i parë erdhi shumë herët, ku nga pika e bardhë realizoi futbollisti i Prishtinës, Januzi, në minutën e dytë.

Kundërpërgjigja ishte mjaftë e shpejtë pas 4-tër minutavë shënoi, Jean da Silva, po ashtu nga pënalltia. Goli do të kishtë qenë i sigurtë, pasi po të lejontë përparësi gjyqtari, Tefik Maloku, Hoti vetem sa kishtë futur topin në rrjetë.

Për 2 me 1 realizoj shënoi futbollisti i Prishtinës, Miftaraj, në minutën e 49-të.

Për të barazuar shifrat u përkujdes, kapiteni Lapidar Lladrovci i cili goditi saktë më kokë pas një harkimi të mirë nga këndi.

Krejt në fund doli në skenë përseri Braziliani, Jean da Silva, i cili u tregua “akull i ftohtë” kur doli i vetëm para portierit Visar Bekaj, të cilin e mposhti në minutën e 88-të, për ti siguruar fitore tejet të rëndësishme Feronikelit, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Gola të tjerë më nuk pati dhe ndeshja përfundoi me epërsinë e Feronikelit, me rezultat 2-3.