Tashmë është kompletuar finalja e play-offit për Ligën e Parë në basketboll, e cila do të zhvillohet mes KB Feronikelit dhe KB Vëllaznimit.

KB Feronikeli arriti me plot meritë deri në këtë pikë, pasi ishte lider i tabelës me 17 fitore dhe vetëm një humbje.

Skuadra jonë arriti deri në finale, pasi mposhti Istogun me 2-0 seri, në ndeshjet gjysmëfinale.

Ndërkohë, skuadra tjetër finaliste është Vëllaznimi.

Vëllaznimi arriti deri ketu, falë serisë 2-0 të fitoreve ndaj Don Boskos, në kuadër të gjysmëfinaleve.

KB Feronikeli dhe KB Vëllaznimi, do ta zhvillojnë takimin e parë në Drenas, të shtunën prej orës 19:00.