Feronikeli është zgjedhur klubi më i mirë i vitit 2019, në gala mbrëmjen e organizuar sonte nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Skuadra e Feronikelit ishte protagoniste sezonin e kaluar, ku u shpall kampione e Kosovës, ndërsa më pas e fitoi edhe Digitalb Kupën e Kosovës.

Tutje, “Nikli” luajti edhe në garat evropiane në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.

Feronikeli është në garë për titull të kampionit edhe në edicionin 2019/20, po ashtu është në çerekfinale në Digitalb Kupën e Kosovës.
________________________________________
Sonte gjatë ceromonisë të organizuar nga FFK-ja përveq shumë çmimeve, është zgjedhur edhe formacioni i vitit.

Me votat e trajnerëve janë votuar 11 më të mirët në elitën e futbollit kosovar.

Feronikeli është skuadra që dominon në këtë formacion me pesë futbollist, e pasuar nga Prishtina dhe Ballkani me nga dy ndërsa Drita dhe Trepça ’89 kanë nga një futbollist.

Formacioni më i mirë i vitit 2019

Portier: Visar Bekaj

Mbrojtës: Armend Thaqi, Perparim Islami, Visar Berisha, Arber Prekazi.

Mesfushor: Arb Manaj, Albert Dabiqaj, Mendurim Hoti.

Sulmues: Kastriot Rexha, Blendi Baftiu dhe Xhevdet Shabani.