Skuadra e femrave të klubit Feronikeli,ka shënuar fitore të thellë dhe bindëse, me rezultat 16-0, në ndeshjen ndaj Intelektualeve, të zhvilluar të shtunën, në kuadër të kampionatit.

Skuadra jonë ishte bindshëm më e mirë në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan.

Këtë formë shpresojmë ta mbajnë edhe të martën, në ndeshjen për Kupë, që zhvillohet ndaj Mitrovicës.

Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës luhet të martë në Mitrovicë, ndërsa ndeshja e kthimit, më 24 prill, në Drenas.