Feronikeli sot (e diel) shënoi fitore tejet të rëndësishme në shtëpi, ndaj Llapit, me rezultat 2-0.

Goli i parë erdhi në minutën e 29-të, nga Mendurim Hoti, i cili për ditëlindjen e tij që pati të shtunën, vendosi të na bëjë “dhuratë” një gol të dielën.

Ndërsa për 2-0, u përkujdes Astrit Fazliu në minutën e fundit të lojës, me një volle goditje nga afërsia.

Feronikeli vazhdon ti prijë tabelës në IPKO Superligën e Kosovës me 45 pikë.

Foto: Albert Sinani