Sot u luajt ndeshja e xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës mes Feronikelit dhe Ballkanit.

Takimi ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat 0 me 2.

Golat për skuadrën e Ballkanit i ka shënuar Blend Baftiu, në minutën e 31 dhe 66 të ndeshjes.

Feronikeli, mbetet me 19 pikë në pozitën e 7-të kurse Ballkani vazhdon në krye të tabeles me 29 pikë.

Sot në krye të bankës debutoi trajneri Agim Sopi.