Gjilanasit e kanë mposhtur kampionin aktual, Feronikelin me rezultat 2:1 në Drenas.

Ekipi Feronikelit ka kaluar i pari në epërsi me golin e Da Silvas, të shënuar në minutën e 73-të.

Mirëpo, Gjilani është rikthyer duke shënuar dy gola të shpejtë, fillimisht rezultatin e barazoi Veliu me kokë në minutën e 81-të.

Kurse, golin e trepikëshit për mysafirët e shënoi kapiteni Ylber Kastrati në minutën e 85-të.