Të premten zhvillohet ndeshja e radhës ne Superligën e Kosovës për Femra, në futboll.

KFF Feronikeli pret në stadiumin sintetik, në Drenas, Mitrovicën, për tu përballur në ndeshjen e xhiros se 9-të, duke filluar prej orës 15:30.

Vashat e Feronikelit kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve.

Për këtë ndeshje flasin edhe Feride Kastrati (kapitene) dhe golashënuesja me e mirë e klubit Zelfije Bajramaj.

Feride Kastrati: Jemi pergatitur mjaftë mirë gjatë këtyre muajve dhe po besojë shumë se të gjitha vajzat do të japim maksimumin në ndeshjen e së premtës kundër ekipit te Mitrovices. Kjo ndeshje është me e rendësishmja e kampionatit, sepse jemi rival për titull të kampionit të dy ekipet. Dëshira për fitore është shumë e madhe, nuk kemi nevojë ta mbivlersojm e as ta nënqmojmë Mitrovicen sepse edhe ato luajn si ne. Futbolli është i papritur dhe vetëm fusha e lojes do të deshmojë kush është me i miri. Ne duam përkrahje nga të gjithë sepse do marrim zemer edhe me shumë, dhe në fund shpresoj qe do ti gezohemi fitores.

Zelfie Bajramaj: Besoj që vajzat janë shumë të motivuara dhe mendoj që do ta japim maksimumin për njëra tjetrën. Duhet t’i kryejmë detyrat që na thotë trajneri dhe besoj që në fund do të dalim triumfues. Ekipa është e bashkuar , andaj shpresojmë në rezultat pozitiv. Sigurisht që kjo ndeshje do të jetë mjaft cilësore nga te dyja ekipet po pres qe ne ti gezohemi fitores dhe te marrim 3 pikë.