KB Feronikeli ka arritur të triumfojë në Kupën e Kosovës për Ligën e Parë, në basketboll.

Në festën e klubit që është mbajtur sot, prezent kanë qenë shumë fytyra të njohura të politikës dhe sportit në Kosovë.

Një falënderim për pjesëmarrje të veçantë, i takon Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veselit, Kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci dhe Kryetarit të Klubit Feronikeli, z. Naser Ramaj.

Në festën e KB Feronikelit, gjithashtu morën pjesë edhe z. Bekim Haxhiu dhe z. Blerand Stavileci, të shoqëruar nga basketbollistët e skuadrës.