Super-derbi i Ligës së Parë të meshkujve në basketboll, përfundoi në të mirë të skuadrës sonë, KB Feronikeli, me rezultat 107:66.

KB Feronikeli fitoi takimin me 41 pikë dallim, me plot gjashtë lojtarë, që patën pikë dyshifrore.

Më të dalluarit ishin Mustafë Meroci me 25 pikë dhe Arti Hajderi me 23 sosh, 11 asistime e 8 kërcime.

Te skuadra nga gjakova, Taaj Ridley dhe Atik Koshi, patën nga 17 pikë secili.

KB Feronikeli vazhdon pa humbje pas 13 ndeshjeve të luajtura. Seri fantastike kjo nga basketbollistët tanë.