KB Feronikeli ka arritur të fitojë dramën ndaj KB Vëllaznimit, në sekondat e fundit, me rezultat të ngushtë 80:81.

Merovci ishte më i dalluari në skuadër, me 20 pikë e 9 kërcime. I ndjekur nga Hajdari e Kovaqi, që kishin nga 18 pikë secili.

Ndërsa te KB Vëllaznimi, më i dalluari ishte Kryeziu, më 25 pikë.

Fitorja u arrit pas dy gjuajtjeve të lira, të sakta, që erdhën në sekondat e fundit nga Kovaqi, kurse në anën tjetër, ishte Kryeziu që u tregua i pasaktë në sulmin e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, KB Feronikeli shpallet fitues i Kupës së Kosovës për Ligën e Parë të meshkujve në basketboll.