Skuadra e Feronikelit ka arritur fitore shumë të rëndësishme, sonte ndaj Trepçës në kuadër të xhiros së tetë në elitën e basketbollit tonë.
Feronikeli arriti që si mysafirë ta mposht Trepçën me rezultat të përgjithshëm 95-97.

Ishte Feronikeli që e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë në epërsi (19-23), por në çerekun e dytë Trepça u kundërpërgjigj (23-15), dukë e mbyllur pjesën e parë në avantazh konstant.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Trepçën, që e mbylli periodën ë tretë (24-20), por kthesa e madhe e Niklit u bë bë periodën e katërt, kur ekipi i Petrit Zeqirit, përmbysi rezultatin (19-29) dhe në fund arriti fitore të merituar.

Individët më të dalluar në këtë fitore të madhe të Feronikelit ishin, Arti Hajdari me 30pikë e Tyron Garland me 24 sosh.

Feronikeli me këtë triumf, arrin fitoren e tretë në debutim në Superligë, ndërsa Trepça pëson disfatën e gjashtë, krahas vetëm një fitore sivjet.