Golden Eagle Ylli ka arritur fitore ndaj KB Feronikelit, me rezultat 103:82, në kuadër të takimit të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll.

Arti Hajdari ishte më i dalluari në ndeshje te KB Feronikeli, me plot 32 pikë, i ndjekur nga Hajzeri me 15 dhe Kovaqi me 6 sosh.

Ndërsa, në anën tjetër, te Golden Eagle Ylli, më i dalluari ishte Alban Veseli, me 21 pikë.