Klubi i ri i Superligës së Kosovës në basketboll, Feronikeli, para pak çastesh ka zyrtarizuar basketbollistin e ri në skuadër.

Ai është playmakeri amerikan Tyrone Garland, që është 185centimetra i gjatë, 27 vjeç, ndërsa pos kolegjit La Salle në SHBA, ka qenë pjesë e ligës qipriote dhe pjesë e ekipit Breidablik Kopavogur në Islandë.

Statistikat e tij të fundit në këtë ekip datojnë nga viti 2017, ku ka pasur 29 paraqitje përgjatë stinorit me mesatare prej 32 minutash për ndeshje.

Garland në këtë ekip ka arritur mesatare prej 26.8 pikësh për ndeshje, 5.4 asistimesh dhe 4.2 kërcimesh për lojë.

Amerikani në fjalë pritet të arrijë në Kosovë para se t’ia nis stinori i ri i Superligës, që merr startin këtë fundjavë. /topsporti.