Klubi i Futbollit për Femra, Feronikeli dje ka zhvilluar lojen e radhës, ndaj Vizionit në qytetin e Ferizaijt.

Se ekipi ynë ishte më i mirë e tregon edhe rezultati bindës, 8 – 0.

Golat u shënuan nga: Rita Olluri 4 gola, Bahtije Miftari 1 gol, Fatlinda Ramaj 1 gol, Rrezona Ramadani 1, po ashtu edhe Arbenita Curraj 1gol.

Traineri Mehdi Bucolli, u shpreh se është tejet i lumtur me lojën dhe për atë çfarë treguan vajzat në Ferizaj dhe shpreson që një formë të tillë ta mbajnë gjatë gjithë kampionatit.