Klubi i Futbollit të Femrave, Feronikeli, ka siguruar fitoren e radhës.

Kësaj radhe vashat e Feronikelit, mposhtën skuadrën e Kosovës së Prishtinës, me rezultat bindës 4-0.

Kjo ishte ndeshja e parë kampionate, për sezonin pranveror, të Ligës së Femrave.

Ndeshjen e radhës, KFF Feronikeli, e zhvillon te Liria në Prizren.

Formacioni i KFF Feronikelit për ndeshjen ndaj Kosova (P) ishte: Haliti,Fatbardha Kastrati, Curraj, Haxha, Rama, Ferdide Kastrati, Ramadani, Miftari, Ramaj, Olluri, Bajramaj.

Kurse nga banka rezervë: Musa, E. Gashi, L. Gashi, Berisha, Buliqi, Kamishaj.

Goli i Arta Rama: