Klubi i Futbollit të femrave, Feronikeli ka zhvilluar sot (e shtunë) në Prizren, takimin e xhiros së 15-të, kundër Lirisë, në garën e Ligës së Femrave për sëniore.

Vashat e Feronikelit arkëtuan pikë të plota, duke e mposhtur Lirinë me rezultat 1-3.

Për KFF Feronikelin shënuan: Rita Olluri, Bardha Kastrati dhe Fatlinda Ramaj.

Ndërsa për Lirinë një gol mjaft të bukur e shënoi numri 10-të, Jehona Shala.