KF Feronikeli zhvilloi miqësore historike me gjigantin italian, AC Milan, në natën e 10 gushtit në Prishtinë.

Kësaj radhe rezultati i takimit ishte në plan të dytë, sepse për vetë faktin që një skuadër si Milan kishte pranuar ballafaqim miqësor me Feronikelin, ishte një fitore e madhe për futbollin kosovar.

Para ndeshjes, Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj dhe Drejtori teknik i skuadrës, Malsor Gjonbalaj, pritën në drekë drejtuesit e skuadrës së Milanit.

Te delegacioni i Milanit, ishin emra të njohur të futbollit italian dhe atij botërorë, si Franco Baresi e Daniele Masaro.

E në stadium i pranishëm ishte edhe mbrojtësi legjendar Paolo Maldini.