Klubi i Femrave të Feronikelit, ka humbur takimin e parë gjysmëfinal ndaj Mitrovicës, me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga Kaltrina Biçkaj, në minutën e 4-të, nga gabimi i vetëm i mbrojtjes sonë.

Vashat e Feronikelit u parqitën shumë mirë gjatë gjithë takimit, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Gjithashtu edhe mungesa e stërvitjeve në terren natyral, ndikoi në zhvillimin e ndeshjes.

KFF Feronikeli, do të tentojë ti përmbysë gjërat në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet në Drenas.