Feronikeli do të zhvillojë ndeshjen e kthimit, ndaj The New Saints, të martën me fillim prej orës 20:45.

Përveq 3000 biletave falas që do të jenë në dispozicion, Klubi i Feronikelit ka marrë vendim që hyrje falas të ketë edhe për invalidët e luftës.

Të gjithë invalidët që shfaqen me kartela te pikat hyrëse para ndeshjes, do ta kenë hyrjen falas në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për shkak të fluksit të madh që pritet të ketë kjo ndeshje, lusim të gjithë që të paraqiten me kohë në stadium.