Presidenti i KF Feronikelit, Naser Ramaj, sot, më 16 gusht, feston ditëlindjen e tij të 45-të.

Biznismeni që aktivitetin kryesor e ka në rajon, kryesisht në Budva të shtetit fqinjë të Malit të Zi, sot kremton ditëlindjen e tij.

Përveç klubit të futbollit dhe shkollës së futbollit Feronikeli, Ramaj ka nën udhëheqje edhe klubin e basketbollit, KB Feronikeli, klubin e volejbollit, KV Feronikeli si dhe klubin e futbollit për femra, KFF Feronikeli.

Ramaj edhe pse është aktiv në bizneset e tij në Mal të Zi, Sloveni e më gjerë, nuk ka harruar vendlindjen e tij dhe është kthyer për ti dhënë shumë, sidomos sportit të Drenasit dhe jo vetëm të Drenasit, por sportit vendor në përgjithësi, pasi sukseset e tij në botën e sportit ishin të nivelit nacional.

Në vitin e tij të parë si president i KF Feronikelit, ai fitoi gjithçka që mund të fitohet në futbollin vendor. Fitoi kampionatin e Kosovës, kampionat që u vendos në xhiron e fundit, në fitoren dramatike ndaj Prishtinës, fitoi Kupën e Kosovës në finalen me Trepça ’89 dhe me automatizëm edhe Superkupën e Kosovës.

Ramaj u bë presidenti i parë i KF Feronikelit që e dërgon atë në garat e UEFA-s, si në garën e Champions League, poashtu edhe në Europa League. Përveç kësaj, KF Feronikeli në bashkëpunim me FFK-në, ishin organizator të mini-turneut për kualifikime në Champions League, ku morën pjesë ekipet: Santa Coloma, Tre Penne dhe Lincoln Red Imps.

Suksese këto që në vitin e parë si president i KF Feronikelit.

Në anën tjetër, KB Feronikeli arriti që historikisht të futet në Superligën e Kosovës në basketboll, në vitin e parë të ekzistimit si klub.

Përderisa sukseset nuk mungonin, Ramaj nuk ngurroi as për të festuar. Ai i dha Drenasit një festë të jashtëzakonshme, ku u festua titulli i tretë Kampion i Kosovës, i KF Feronikelit, me spektakël e me emra të njohur të estradës.

Ne i urojmë presidentit edhe shumë vite të tjera, së pari të shëndetshme e më pas edhe më të sukssesshme se këto që lam pas, si në sferën sportive, ashtu edhe në atë familjare e biznesore.

Gëzuar president!