Feronikeli dhe Llapi takohen sot (e diel), me fillim prej orës 13:00, për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 19-të, të IPKO Superligës së Kosovës.

Feronikeli i prinë tabelës me 42 pikë, katër më shumë se Llapi, që gjendet në pozitën e 3-të.

Skuadra nga Drenasi, i ka fituar dy ndeshjet e para të vitit 2019, duke mos pësuar gol në asnjërën.

Së pari në Ferizaj, Nikli mori fitoren prej 0-1, për ndeshjen e Kupës së Kosovës, ndërsa në Prizren, arkëtuam tri pikë në fitoren 0-2, ndaj Lirisë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.