Feronikeli po bën përgatitjet e fundit për kryendeshjen e së shtunës, ndaj Prishtinës.

Takimi zhvillohet në Drenas, në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, të shtunën, me fillim prej orës 16:00.

Trajeri, Vukicevic dhe futbollistët e tij, janë dukur në formë të mirë në stërvitjet e skuadrës, për derbin e fundjavës.

Për ndeshjen e së shtunës, klubi ka nevojë për përkrahje masive nga tifozeria, e cila si gjithmonë është futbollisti ynë i 12-të.

Këto janë disa nga fotografitë e shkëputura nga stërvitjet.

photocredits: Albert Sinani