Feronikeli sonte pret në “Fadil Vokrri”, të Prishtinës, skuadrën nga Serie A, AC Milan. Ndeshja e shumëpritur miqësore, do të fillojë në ora 20:45.

Skuadra e Milanit tashmë ka arritur në Kosovë dhe po bën përgaditjet e fundit për këtë miqësore të madhe. është hera e parë që një ekip i këtij kalibri, zhvillon miqësore në Prishtinë.

Përveq klubit tanë, kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme edhe për tifozët e Milanit që gjenden në numër të madh në Kosovë.
Biletat e këtij takimi mund ti bleni online, duke klikuar KËTU.

Për të gjitha pyetjet sa i përket biletave, ju lutem të drejtoheni te organizatori i këasj miqësore të madhe, AS Events.
Gjithashtu, sipas organizatorit, bileta ka edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.