Të hënën do të zhvillohet ndeshja e xhiros së 9-të, mes kampionit të Kosovës, Feronikelit dhe Trepça 89.

Feronikeli do të udhëtojë për në qytetin e Mitrovicës, për të rikuperuar vetën pas humbjes në shtëpi ndaj Llapit, prandaj skuadrës sonë i duhet përkrahje maksimale në udhëtim te Trepça 89.

Feronikeli ka tri fitore nga pesë ndeshjet e fundit, dy prej të cilave i ka humbur, kurse Trepça 89, futet në këtë duel me vetëm një fitore në pesë takimet e fundit, duke humbur tri dhe duke barazuar një.

Në përballje direkte, Feronikeli qëndron shumë më mirë, ku vetëm në dy takimet e fundit ka arritur që mitrovicasve ti shënojë 10 gola, duke pranuar vetëm një, në ndeshjet 1-5, respektivisht 5-0.

Feronikeli dhe Trepça 89, zhvillojnë takimin të hënën, me fillim prej orës 14:30, në Stadiumin “Riza Lushta”, në Mitrovicë.